Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kërkoi që të hetohen dhe të ndërmerren veprime konkrete për gjyqtarët dhe prokurorët që janë larguar nga sistemi me pasuri marramendëse.

 

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendi, Xhafaj u shpreh se duhet të tregohet kujdes me ndryshimet e shpeshta të ligjeve, sidomos të reformës në drejtësi që u miratuan.

 

Ish-ministri deklaroi mes të tjerash se disa prokurorë dhe gjyqtarë që janë të bindur që se kalojnë Vettingun, kanë marrë vendimmarrje me pasoja të rënda për sigurinë publike.

 

“Aktualisht kemi rreth 130 gjyqtarë e prokurorë të larguar ose të dorëhequr nga sistemi. Natyrisht nuk janë të njëjta shkaqet ku është bazuar shkarkimi, shkeljet e konstatuara. Një pjesë e tyre janë shkarkuar për afera të rënda korruptive, për pasuri të jashtëzakonshme abuzive produkt i vendimmarrjeve korruptive. A duhet mjaftuar vetëm me largimin e këtyre personave nga sistemi ? Një nga cështjet që duhet trajtuar shumë seriozisht është pikërisht fakti që këta persona do duhet të hetohen për pasuritë e tyre dhe për vendimmarrjet korruptive. Natyrisht kjo nuk bëhet me retorike politike, por me veprime konkrete ligjore e institucionale. Nëse ka nevojë për ndërhyrje legjislative le t’i bëjmë, por nuk mund të heshtim para kësaj situate.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *