Deputeti Kujtim Gjuzi ka vijuar debatin e seancës së kaluar me kryeparlamenterin Ruçi edhe këtë të hënë.

 

Gjatë fjalës së mbajtur, Gjuzi deklaroi se ai ka marrë një sms kërcënuese në lidhje me kodin e veshjes ndërsa akuzoi kreun e Kuvendit si përgjegjës për këtë gjë.

 

“Tjetra që është më kryesorja në orën 14:39 minuta më ka ardhur sms kërcënuese pikërisht për veshjen. Edhe nuk ka Zot none që të më kërcënojë mua, se nuk Të kam frikë as ty as kërkënd. Kaq për sot, herë tjetër pastaj shohim e bëjmë”, deklaroi Gjuzi.

 

Por nga ana tjetër, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e mori me qetësi situatën duke I kërkuar deputetit më shumë seriozitet.

 

“Unë nuk të kërcënoj ty, të ftoj të zbatosh etikën i dashur dhe të mos ndalosh me autoshkollat në derën e Parlamentit”, tha Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *