Subscribe

 

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi është skeptik per suksesin e opozitës ne fillim te vitit te ardhshëm. Per te pasur sukses, Partia Demokratike sipas Patozit se pari kreu i PD Basha, duhet te behet udhëheqës i opozitës, pasi aktualisht LSI ka marre rolin e protagonistit, fale nje lëvizje politike te gabuar te Bashes, i cili i fali menjëherë gjysmën e opozitës.

 

Edhe pse ka muaj qe Patozi dhe lëvizja per ringritjen e PD kërkojnë reformimin e Partisë, ende nuk eshte hedhur asnje hap konkret dhe per Patozin deklaratat e Bashes per bashkim janë vetëm slogane.

 

Patozi ka përsëritur se nuk do te krijoje nje parti te re e do te qëndroje ne PD per nje mision.

 

Patozi, se bashku me figura te tjera te njohura te PD kane dorëzuar ne selinë e Partisë Demokratike nje platforme per ringritjen e PD, e nje grup tjetër kritikësh te Bashes kane dorëzuar nje projekt per ndryshimet ne statut, por deri me tani Basha ka refuzuar t’i komentoje,  duke theksuar se ato do te shihen nga grupi qe do te realizoje ndryshimet ne statutin e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *