Përjashtimi nga Uefa Champions League për dy sezonet e ardhshme ka tronditur rëndë Manchester Cityn.

Dënimi nga Uefa për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play-t Financiar me trukimin e sponsorizimeve nga jashtë për rregullimin e bilancit, mund të ketë pasoja të paparashikuara në ecurine e klubit të njohur britanik.

I pari që tani ka pikëpyetje të mëdha mbi fatin e tij është Pep Guardiola. Trajneri spanjoll e mbyll kontratën me qytetarën në verën e vitit të ardhjshëm, mirëpo ky dënim me gjasë do të përshpejtoje planet për tu divorcuar nga Manchester City me Juven që fërkon duart pasi e do kaq shumë spanjollin.

Një pjesë e madhe e këtij vendimi do të merret varësisht edhe nga ecuria në Champions ne këtë edicion. Divorcin do ta shpëtonte vetëm triumfi I kësaj skuadre në champions league, një sukses që I mungon shumë sheikeve të City-t. Por pezullimi nga Champions bashkë me gjonën 30 milione euro do të japë efekte edhe në merkato.

Vështirë se emrat big do të pranonin transferimin në një ekip që nuk luan në trofeun me prestigjoz dhe cfarë është më e rëndësishmja, tani anglezet duhet të përpiqen të mbajnë fort edhe yjet që kanë në organike. Por  nuk mbaron ketu. Mediat angleze aludojne edhe per nje denim te federates angleze ndaj kampioneve ne fuqi te Anglise. Denim qe mund te shkoje nga heqja e pikeve deri tek masa me drastike e mundshme, zbritja ne kategorine e katert.

Megjithate  kampionet në fuqi të anglise bënë të ditur se vendimin e Uefa-s do ta cojnë në gjykaten e Arbitrazhit Sportiv, kështu që vetëm pasi të kemi një vendim edhe nga ky organizëm do të kuptohet realisht cfarë do të ndodhe me fatin e një klubi që falë shpenzimeve marramendese në dekadën e fundit, kishte siguruar suksese të mëdha në Angli e ishte kthyer në kërcënim serioz edhe për biget e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *