Qeveria po planifikon që të zbusë efektet e pandemisë në tregun e punës, duke hartur një skemë për mbështetje për bizenesin, me kushtin e vetëm që të rikthejë në punë të gjithë të larguarit gjatë pandemisë.  Zv.ministrja e Financave, Dajna Sorensen në emisonin E-zonë, me gazetaren Rajmonda Lajthia dha disa detaje se si do të zbatohet kjo skemë, e cila parashikohet që të gjejë zbatim nga muaji shtator.

“Ne po shohim mundësinë që për disa muaj, kjo mbetet për t’u saktësuar nga qeveria, e cila e ka draftin për miratim, të paguajmë pagat dhe sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore për të gjithë ata individë që kanë qenë në punë, por e humbën atë për shkak të pandemisë, me kushtin e vetëm që biznesi t’i rikthejë në punë”, tha Sorensen.

Paralelisht me këtë skemë, ministria ka në plan që të targetojë edhe ata të punësuar që nuk kanë qenë formal, pra të pasiguruar. Me të njëjtën mbështetetje, qeveria kërkon që biznesi të rimarrë në punë edhe ata individë që nuk i kishte deklaruar. Të dy skemat janë në diskutim në Këshillin e Ministrave për të saktësuar kohë-zgjatjen e këtyre skemave, e cila mund të jetë nga 5 deri në 8 muaj.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *