Subscribe

Një ngjarje e shëmtuar dhe skandaloze ka ndodhur në startin e Kampionatit Botëror të Boksit, ku vendi pritës Serbia nuk ka lejuar sportistët nga Kosova të futen në territorin serb.

Ata kanë kërkuar të heqin stemën e Kosovës, ndërsa dardanët nuk kanë pranuar dhe kanë njoftuar dhe AIBA-n për hetime të tjera. Por nëse Kosova nuk merr pjesë edhe kombëtarja kuqezi duket se do të ndjekë rrugën e saj.

Kuqezinjtë në shenjë kërcënimi kanë thënë se do të tërhiqen dhe ata nga gara në rast se Kosova nuk do të pranohet nga Serbia si shtet i pavarur.

Vizion Plus kontaktoi dhe Federatën Shqiptare të Boksit me president Florend Kalivopulli, i cili bëri të qartë se kuqezinjtë do të vazhdojnë garën, ndërsa kjo situatë do të vlerësohet në një moment të dytë.

Skuadra dardane është kthyer në Prishtinë, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit, Umar Kremillov dhe nëse kjo situatë nuk zgjidhet deri të dielën, Kosova humb të drejtën e pjesëmarrjes.

Kampionati Botëror i Boksit starton në 24 tetor në Serbi dhe do të zgjasë deri në 6 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *