Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me skandalin e publikimit të pagave.

 

Në një dalje për mediat, Rama I ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me gjithë kapacitetet e tyre.

 

Sipas Ramës, nga analizat paraprake ngjan si ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo nga infiltrimi i jashtëm në formën e një sulmi kibernetik.

 

“Në radhë të parë dua tju këkroj ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private.
Ndërkohë dua ta nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht, uroj dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me gjithë kapacitetet e tyre.

 

Dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar, për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet. Duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga foltoret e Kuvendeve dhe Antikuvendeve mund të mos jetë e fundit. Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë inspektorët e tatimve të cilët kanë akses në sistemin e pagave, për arsye të punë, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot, por edhe ata që nga foltoret e Kuvendeve dhe antikuvendeve paralajmërojnë zymtira të tjera.

 

Dëshiroj të sqaroj se këtu kemi të bëmë më një ndërhyrje e cila natyrisht nga analizat paraprake ngjan si ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo nga infiltrimi i jashtëm në formën e një sulmi kibernetik”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *