Subscribe

Domart Konjari te cilin policia tashme e kërkon si vrasës te Devi Kasmit është ne arrati prej afro dy vjetësh. Ai u lirua nga Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda, e cila rrezoi kërkesën e Prokurorisë.

 

Ky vendim u mor, ndërsa Franca prej kohesh kishte lëshuar urdherarrestin ndërkombëtar per Domart Konjarin per veprat penale qe ai kishte konsumuar atje.

 

Madje ish-ambasadori francez Bernard Fitousi shprehu pakenaqesine per kete vendim. Gjate nje interviste per Vizion Plus ai kërkoi qe drejtësia shqiptare te reflektonte.

 

Ekziston nje vendim i drejtësisë franceze, i Gjykatës se apelit te Renes, e cila ka zhvilluar nje proces shume te gjate pas shume viteve hetimesh te policisë franceze. Unë kërkoj thjesht qe drejtësia shqiptare te mund te shprehet sa me shpejte te jete e mundur dhe unë shpresoj qe te marre sa me shpejt nje vendim profesional te pavarur.

 

Autoritetet franceze e kane dënuar Domart Konjarin me 10 vjet burg nen akuzën e trafikut te drogës si drejtuesin e nje rrjeti te organizuar kriminal. Gjykimi ndaj Domart Konjari tashme vijon ne mungese pasi aktet veprës penale per trafikun e drogës u sollën nga Franca. Seanca e radhës ndaj tij ka qene pikërisht kete te marte.

 

Konjari u kap nga autoritetet shqiptare ne 18 janar te vitit 2016-te teksa po hynte me dokumenta te falsifikuara me emrin Arben Lazri. Policisë nuk u desh shume te arrinte ne përfundimin se ai ishte ne fakt Domart Konjari. Por megjithe presionin e autoriteteve franceze, Gjykata e Apelit dha masën e sigurisë detyrim paraqitje, duke i krijuar mundësinë Konjarit te arratiset e t’i shpëtoje drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *