Disa punonjës të një kompanie farmaceutike janë arrestuar nën dyshimin se kanë larë dhe rishitur pajisjet e përdorura të testeve të hundës për COVID-19.

 

Ngjarja ndodhi në Indonezi, ku mediat e huaja raportojnë se deri në 9.000 pasagjerë në një aeroport në Medan mund të jenë testuar me tamponë të përdorur.

 

Sipas policisë, diçka e tillë mund të ketë ndodhur që nga dhjetori i vitit të kaluar. Pas ankesave nga pasagjerët se përgjigjet e testimit nuk ishin të vërteta, policia infiltroi një oficer, që u paraqi si pasagjer.

 

Ai u testua nga hunda dhe kur rezultoi pozitiv, efektivë të tjerë u futën dhe bastisën vendin, ku gjetën prova se testet ripërdoreshin. Kompania farmaceutike “Kimia Farma” po përballet me një proces gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *