SPAK mori në pyetje këtë të enjte mjekun Edmond Gashi, si person i përfshirë në skandalin e Onkologjikut.
Gjatë marrjes në pyetje, Gashi mohoi akuzat, duke theksuar se pacientët zgjidhnin me dëshirë që të merrnin shërbim në klinikën e tij private.
Lexo edhe :
Related Posts
Njëkohësisht, ai ka mohuar të ketë marrë ryshfet.
“Nuk kam bërë bere dhe ndaj e hapa klinikën private, të shmangia mitmarrjen. Pacientët më vinin vet te klinika. Jam mjeku që kam bërë më tepër ndërhyrje në spitalin shtetëror.”, deklaroi ai.
Ndërkohë deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët, por edhe pasurinë e tyre.
Më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut. Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Nga hetimet u zbulua se në Onkologjik u instalua një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret kjo aparaturë duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës, por pajisja, sipas akuzës, u vendos jashtë kushteve teknike./vizionplus.tv