Nuk është hera e parë që familja mbretërore britanike përfshihet nga skandale, të cilat shpeshherë kanë vënë në rrezik edhe integritetin e saj.

 

Deklaratat e njëpasnjëshme të mbushura me mllef dhe urrejtje nga ana e motrës së Meghan Markle, apo babait të saj, nuk janë asgjë përballë kalvarit të tradhtive, sekreteve të fshehura dhe dashurisë së princit Charles me dukeshën Camilla.

 

Historia e tyre e dashurisë daton më shumë se 40 vite më parë dhe sipas biografes së familjes mbretërore, Penny Junor, ata kuptuan se ishin bërë për njëri-tjetrin që nga momenti i parë kur u takuan.

 

Ajo vazhdon më tej duke thënë se Charles u tërhoq nga karakteri i saj diametralisht i kundërt me të tijin, sidomos nga siguria e Camillas në vetvete. Dhe mesa duket nga kjo lidhje e gjatë ka lindur edhe një fëmijë, i cili besohet të jetë dhënë për adoptim.

 

Është ky lajmi që po bën xhiron e botës në këto momente dhe me siguri, asnjë prej pjesëtarëve të familjes mbretërore nuk po e pret mirë.

 

Një burrë australian, i quajtur Simon Dorante –Day, pretendon se është djali biologjik i dukës dhe dukeshës së Cornwall-it.

 

52-vjeçari shkon më tej duke pohuar se ka prova të pakontestueshme që vërtetojnë se është djali i Charles-it dhe Camilla-s, të cilët e kanë sjellë në jetë kur ishin vetëm 18 vjeç.

 

Sipas Simon-it, gjyshja e tij adoptuese ka punuar për mbretëreshën Elizabeth dhe princin Philipp dhe kanë qenë këta të dy që kanë vendosur të shpëtonin një herë e mirë prej tij, duke e dhënë për birësim tek Karen dhe David Day.

 

Simon shton gjithashtu se princesë Diana ishte në dijeni të ekzistencës së tij dhe kërkon që çifti mbretëror të bëjnë analizat e ADN-së, në mënyrë që të verifikohet më në fund e vërteta./BURIMI ”MIRROR”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *