Për herë të parë kartat elektronike të identitetit u lëshuan në muajin mars të vitit 2009. Futja në përdorim e kartës u pa se ishte shumë e dobishme për një numër të madh shërbimesh, ishte e lehtë në përdorimin, e thjeshtë për t’u mbajtur me vete në kuletën apo portofolin e secilit prej nesh.

 

Lehtësia në përdorim ishte dhe arsyeja që brenda pak muajve rreth 1 milion e gjysmë qytetare u pajisen me kartën e re.

 

Ndërkohë pas 10 vitesh duket se kartave të para po ju vjen fundi i afatit të perdorimit, kështu që rreth 1.4 milion qytetarë, do të duhet që midis marsit dhe qershorit 2019, të rinovojnë kartat e identitetit nëse duan të votojnë në zgjedhjet lokale të muajit qershor.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj çështje në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë drejtori i Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj.

 

Zakonisht njerëzit e kanë zakon që ti lënë zgjidhjet e problemeve për momentin e fundit, nëse kështu do të jetë dhe rasti për 1.4 milion qytetarët që do të pajisen me brenda pak javëve me kartën e identitetit. Atëherë sipas jush cila është zgjidhja e një situate të tillë?

 

Më lini që të bëj një saktësim në lidhje me atë se çfarë ju thatë, duke përfituar edhe nga mundësia që më jepni për të komunikuar me publikun dhe për ti sensibilizuar në lidhje me vlefshmërinë e dokumentave të identitetit në rastin konkret me kartën e identitetit. Karta e parë e identitetit është lëshuar në shkurt të vitit 2009 që do të thotë se vetëm pas pak ditësh ose pas një muaji fillon vlefshmëria e afatit për kartat e lëshuara 10 vite më parë. Ministria e Brendshme tashmë prej disa muajsh ka filluar një komunikim intensive me publikun për ti sensibilizuar me qëllim  që jo të gjithë njerëzit të shkojnë pranë sporteleve të zyrave të gjendjeve civili apo të kompanisë koncesionare që të aplikojnë, por që të shtrihen në kohë për të bërë aplikimin pa krijuar fluks dhe radhe të cilët nuk ju shërbejnë as vetë qytetarëve dhe as shërbimit i cili ushtrohet në ato zyra. Ne kemi filluar me marrjen e masave kemi shpërndarë postera në të gjitha zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve jo vetëm në zyrat e gjendjes civile apo zyrat e kompanisë aleat në pikat e kalimit kufitar, në komisariate apo drejtoritë e policisë vendore, por edhe në të gjithë zyrat e shërbimit të Postës Shqiptare apo OSHEE aty ku jepet shërbim për qytetarët për ti sensibilizuar që ato të fillojnë me procesin e pajisjes me kartën e identitetit.

 

Zoti Doracaj, a dihet se sa nga këta 1.4 milion janë shtetas në përqindje të paktën, shtetas që jetojnë në Shqipëri dhe sa jetojnë në emigracion. A kemi të dhëna të tilla?

 

Nuk besoj se kemi një të dhënë ndaj ne kemi filluar një process tjetër atë të regjistrimit të adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, pasi nuk kemi një të dhënë se sa nga këta shqiptare jetojnë brenda territorit dhe sa janë emigrantë. Megjithatë unë do të informoj publikun se mundësia ose e drejta për të aplikuar për dokument identiteti në rastin konkret kartë identiteti ose pasaportë nuk ofrohet ofrohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë por edhe në disa përfaqësi diplomatike. Ky shërbim ofrohet në Angli, SHBA, Belgjikë, Itali, Greqi, kun ë këtë të fundit ka dy kosnullata po ashtu dhe në Itali në Milano dhe në Romë. Pra janë rreth 10 përfaqësi diplomatike ku shtetasit shqiptar mund të aplikojnë.

 

Për të informuar edhe një herë të gjithë qytetarët, pra çfarë duhet të bëj unë nëse dëshiroj që të rinovoj kartën dhe të pajisem me një kartë të re. Çfarë duhet të kem me vete, ku duhet të paraqitem dhe çfarë duhet të bëjmë?

 

Për tu pajisur me kartë identiteti, i vetmi dokument që shtetasi duhet të ketë me vete dhe i vetmi vend që duhet të shkojë pasi të blejë kuponin në zyrat e postës shqiptare është se ai duhet të paraqitet bashkë me dokumentin e vjetën në zyrën e kompanisë aleate që ndodhet ngjitur me zyrën e gjendjes Civile dhe menjëherë bën aplikimin, besoj se pas një jave apo 10 ditësh është dhe koha që qytetari mund ta tërheqë.

 

Si drejtor i gjendjes Civile, sa shtetas janë të regjistruar aktualisht në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe sa prej tyre kanë të drejtë vote?

 

Janë rreth 4.5 milionë shtetas shqiptarë të regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe janë rreth 3.5 milionë shtetas në qoftëse do tju referohemi ekstrakteve zgjedhore që kanë të drejtë vote në zgjedhjet për pushtetin vendor në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *