Qeveria shqiptare njofton se nuk ka asnje qytetar shqiptar te lenduar pas sulmeve me raketa te Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane ne Irak.

Ministria e Jashtme sqaron se vetem nje shqiptar, Klevi Hajdini, ka qene ne zonen e rrezikut, por ai eshte evakuuar nje dite me pare.

Sipas ministries,  Hajdini I cili punonte si specialist buxheti, I punesuar nga NATO, eshte nxjerre jashte Irakut nga forcatdh e ndodhet ne bazen ushtarake ne Kuvajt.

Aktualisht ne Erbil ndodhen rreth 30 shqiptare, te punesuar ne vende te ndryshme, ndersa ne Bagdat jetojne 12 persona; te gjithe nuk kane pasur probleme.

Nderkohe ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat e armatosura nuk kane asnje efektiv ne territorin e Irakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *