Punonjësit e administratës ndalohen te marrin pushimet vjetore, para zgjedhjeve te 25 qershorit. Behet fjale per te gjithë personat qe punojnë ne Ministrinë e Financave dhe institucionet e varësisë se këtij dikasteri. Urdhri është firmosur nga ministrja Helga Vukaj, e cila detyron po ashtu edhe punonjësit qe aktualisht jane me leje te kthehen menjëherë ne pune. Sipas kreut te financave, leja vjetore per punonjësit do te filloje normalisht pas zgjedhjeve dhe pas datës 1 korrik. Burimet bëjnë te ditur se i njëjti urdhër edhe dhëne edhe per ministritë e tjera qe drejtohen aktualisht nga ministrat teknike te PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *