Qentë dhe macet nuk do të përfundojnë më në pjatat e kinezeve. Ky të paktën është një lajm I mirë për të gjithë ata që mbështesin kauzat pro kafsheve. Në kohërat e vështira të koronavirusit, autoritetet kineze kanë vendosur të rishikojnë programet ushqimore. Në këtë mënyrë është propozuar që kafshët shtëpiake të mos përdoren më për ushqim. Propozimi në fakt ka ardhur nga qeveria lokale në qytetin Shenzen që ka plot 12 milionë banore.

Në listën me nëntë lloje mishi të autorizuar për ushqim përfshihen mish derri, pule, viçi dhe lepuri, si dhe peshk dhe ushqim deti.

Ditët e fundit mediat në këtë vend lajmëruan se Kina kishte aprovuar projektligjin që përfshin një ndalim të menjëhershëm të konsumimit të mishit nga kafshët e egra, së bashku me shtrëngimin e tregtisë së paligjshme të mishit për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve. MIrëpo vec gjarpërive dhe lakuriqeve të natës, tani propozimi është shtrire edhe për kafshët shtëpiake si qente dhe macet.

Vendimi u mor nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit të 13-të Kombëtar Popullor. Skema ka 8 artikuj të përqendruar në “problemin e njohur” të konsumimit të mishit të kafshëve të egra (që besohet të jetë një nga shkaqet e mundshme të koronavirusit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *