Takimi informal i liderëve të Bashkimit europian, u mbyll pa ndonjë dakordësi për emërimin e drejtuesve të rinj të institucioneve të bllokut. Mungesa e marrëveshjes u konfirmua nga presidenti në largim i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Nuk kemi ende një marrëveshje në këtë fazë. Partitë politike kanë bërë propozime dhe do të kemi rastin në ditët të vijmë të punojmë më tej dhe të përgatisim vendimet që duhet të marrim. Është detyra jonë që deri në fund të qershorit të biem dakord për kandidatët për postet kryesore në BE dhe agjendën strategjike”, tha Michel.

Lexo edhe :

Related Posts

Darka e së hënës ishte takimi i parë i liderëve të BE pas zgjedhjeve të një jave më parë. Kandidatura e shefes së deritashme të BE-së, Ursula von der Leyen, është e sigurt, por tani liderët e bllokut janë në kërkim të emrave të rinj për postet që kanë mbajtur Charles Michel dhe Josep Borrell.

Emrat që kanë shanset më të mëdha për këto poste, është ai i ish-kryeministrit të Portugalisë Antonio Costa, si president i Këshillit Evropian dhe ai i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas për postin e kryediplomates së BE-së.

Sipas informacioneve jo zyrtare Partia Popullore Evropiane ka kërkuar që mandati i presidentit të Këshillit Evropian të ndahet në dy pjesë nga dy vjet e gjysmë, ku Partia Popullore do të merrte një nga mandatet.

Liderët do të vazhdojnë diskutimet në fund të javës së ardhshme kur do të mbahet samiti i rregullt i BE-së, më 27 dhe 28 qershor./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *