Të gjitha akuzat e ngritura pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane për përfshirje të Ndraghetës në pastrim të parave në sektorin e ndërtimit, kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë.

Në reagimin e tij të parë, ai lexoi konkluzionin e prokurorisë italiane, që për kreun e qeverisë është prova se mafia italiane nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Citoj prokurorinë italiane: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël.  Në vitin 2018 sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje. Nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë, nuk ka asgjë.

 

Nga përfshirja përjashtoi edhe zyrtarët e lartë të cilët përmenden në përgjimet e antimafias italiane, si presidenti Ilir Meta dhe këshilltari i tij, Ilir Kulla.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nëse Ilir Meta përmendet aty, me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari tij që njihet edhe si tregtar lajmesh të rreme në Itali, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata, e po pastaj. Nga ky hetim rezulton se një deputet, dihet botërisht që është mik i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, po pastaj. Duhet të them që Lulzim Basha priste këtë deputetin që e çonin mafiozët dhe i jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët. Nuk e them dot kurrë se e dua Shqipërinë më shumë se ju edhe kur flas për kundërshtarët e mijë, që çfarë i takon Çezarit të shkojë te Çezari, se çfarë i takon Zotit të jetë e Zotit, dhe Zoti është Shqipëria.

 

Përgjimet dhe përdorimin e tyre nga opozita për Edi Ramën vërtetojnë katandisjen e Partisë Demokratike në luftën për pushtet, e gatshme për të shkelur me këmbë vendin e saj.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Një provë spektakolare katandisë së opozitës, prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet.

 

Me kërkesën për SPAK që të bëjë detyrën që i takon, kryeministri Edi Rama foli edhe per sigurimin në kohë ta vaksinave. Ai sqaroi se është në bisedime të vazhdueshme me Pfizer për t’iu përmbajtur kontratës. Si afat i ri për ardhjen e mbi 10 mijë dozave pasi i pari u shty për shkak të kompanisë, është fillimi  i Shkurtit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ne jemi në kontakt jo një herë por shtatë herë në ditë për të bërë të mundur që të respektojnë kontratën me ne dhe të na sjellin partinë e parë të dozave  dhe unë besoj se në dhjete ditë apo dy javët e para të Shkurtit do të kemi stabilitet dhe qetësi. Jemi shume afër në negociata me AstraZeneca, shpresoj që në ditët në vijim të mund të jap ndonjë lajm të mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *