Subscribe

Pasi Kosova shënoi një rritje të bilancit të viktimave nga koroanvirusi, kryeministri Avdullah Hoti mbledh sot krerët e institucioneve shëndetësore në Kosovë.

6 persona të infektuar dhe me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese ndërruan jetë një ditë më parë, duke e çuar numrin total të viktimave në 64.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë publike njoftoi se kanë zbuluar edhe 178 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kryeministri Hoti ka zgjedhur që këtë të diel të bisedojë vet me krerët shëndetësorë.

Ai pritet të diskutojë edhe për ngarkesën në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *