Ky është momenti kur një vajze 5-vjeçare në Obot dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.

 

Për shkak të prezencës së madhe të ujit në zonë, e mitura u transportua me varkë. Vizion Plus raporton se ajo ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore prej mbrëmjes të së dielës, pasi ishte helmuar, por për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrugës së bllokuar, ambulanca e kishte të pamundur vajtjen në Obot.

 

“VINÇENC GOCAJ

INFERMIER I OBOTIT

 

Më kanë lajmëruar familjarët qysh mbrëmë. Ishte i sëmurë fëmija. Por pamundësia për shkak të stuhisë nuk munda të vija. Fëmija ishte shumë e sëmurë por u përballua përmes rekomandimeve të mjekut të familjes. Kam ardhur me varkat e ushtrisë deri këtu. Shiko situatën, shiko kohën po bëjnë 25 ditë në ujë.”

 

Nga reshjet intensive të shiut, probleme të shumta janë shfaqur dhe në njësinë administrative të Dajçit, ku ka nisur evakuimi i disa familjeve.

 

“VOLTANA ADEMI

KRYEBASHKIAKE NE DETYRE E SHKODRES

 

Ne jemi në emergjencë civile lokale për dy njësi administrative ana e malit dhe atë Dajç. Kemi probleme në rrethina pasi kemi filluar të evakuojmë familje. Kalojmë mbi 3000 hektarë tokë bujqësore të përmbytur. Tokë bujqësore të kultivuar arrijmë deri në 2500 hektarë më shumë se në 2018. Dita e katërt e përmbytjeve në zonën e Obotit dhe Dajç, mbi 2 metër ka shkuar uji në këto zona.”

 

Ndërkohë në qarkun Lezhë nuk raportohet për probleme nga përmbytjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *