Numri i personave të infektuar me një virus të ri në Kinë u trefishua gjatë fundjavës, pasi virusi është përhapur në Wuhan dhe në qytetet të tjera të mëdha.

 

Vetëm në qytetin Wuhan raportohen për 136 raste të reja me probleme në frymëmarrje. Ndërkohë, në Pekin janë shënuar dy raste, ndërsa në Shenzhen deri tani është konfirmuar vetëm një rast.

 

Në total janë 200 persona të infektuar nga virusi i ri në Kinë, nga ku mediat ndërkombëtare raportojnë për tre të vdekur.

 

Shkencëtarët besojnë se kafshët janë burimi më i mundshëm i virusit. Për këtë arsye, njerëzit janë këshilluar që të shmangin kontaktin e pambrojtur me kafshët e gjalla, të gatuajnë plotësisht mishin dhe vezët si edhe të mos kenë kontakt me njerëz që janë me grip.

 

Njerëzit e prekur nga virusi i ri kinez shfaqin vështirësi në frymëmarrje, ethe dhe kollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *