Brazili është “pushtuar” nga koronavirusi. Për të dytën ditë radhazi, autoritetet kanë raportuar shifra rekord të të vdekurve.

Në vetëm 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1.349 pacientë duke e çuar totalin në më shumë se 32500 viktima. Brazili gjithashtu ka afro 600,000 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Numri i vdekjeve në vend është në rritje, megjithatë në mes të kësaj pandemie, vendi ende nuk ka një ministër të përhershëm të shëndetësisë.

Eduardo Pazuello u konfirmua si ministër i përkohshëm të mërkurën pas gati tre javësh në punë, një shenjë për shumë njerëz që qeveria federale nuk po e merr çështjen aq seriozisht.

Vetëm këtë javë, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro reagoi ndaj rritjes së viktimave duke thënë se vdekja ishte fati i të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *