Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në “Facebook” denoncimin e një mjeku lidhur me mungesën e respiratorëve në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ndërsa e ka cilësuar një situatë alarmante.
Sipas qytetarit, i cili identifikohet si mjek, pacientët e infektuar me koronavirus të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” po përballen me mungesë respiratorësh.
“Situatë alarmante. Mungojne respiratore! Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. Sb Profesor ne sanatorium kan me teper pacient qe kane nevoj drejtuese sesa resporatore kane gjithe diten qe kerkojne respiratore por spo i gjejne ato 5 kinezet i kthyen ne pediatri se nuk benin”, shkruhet në postimin e Berishës.