Pasi situata doli jashtë kontrollit në disa fshatra të Gjirokastrës, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mbërriti në fshatin Asim Zenel, ku humbi jetën edhe një 64-vjeçar, i cili po tentonte të shuante zjarrin që kishte përfshirë oborrin e banesës së tij.

 

Nga vendngjarja, Peleshi sqaroi se situata është shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme, ndërsa ka përsëritur thirrjen e tij për banorët e prekur nga zjarret, që mos të bëjnë rezistencë, por të bashkëpunojnë me policinë për t’u evakuuar.

 

“Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme. Kemi një humbje jete. Pra me pak fjalë duhet evakuim në fshatrat Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo. Policia është në krye të punës. Ju bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë dhe të largohen nga fshatrat. Ne do të bëjme çdo gjë edhe me forcat ajrore pasi zjarret në Llogara janë vënë nën kontroll. Do të përqëndrojmë të gjitha forcat njerëzore, ajrore për të bërë më të mire”, tha ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *