Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i konsideron të mjerueshme kritikat dhe “sulmet” e ministres së Shëndetësisë, Manastirliu ndaj opozitës.

Në një postim në “Facebook”, Spahia shkruan se opozita ka propozuar vazhdimisht prej muajit mars plane veprimi, por nuk janë marrë në konsideratë, ose janë konsideruar me shumë vonesë.

“Ogerta, nuk e fsheh dot deshtimin duke sulmuar opoziten! E mjerueshme performanca e ministres së shëndetësisë teksa sulmon opozitën, pse denoncon paaftësinë e papërgjegjshmërinë e qeverisë në përballjen me Covid-19, si dhe mungesën skandaloze të një strategjie, për të menaxhuar situatën e dalë jashtë kontrollit!!! Mjerim politik, intelektual e njerëzor i një funksionareje politike që mburr si punë të vetën, ndihmat që vinjë nga BE e partnerë të tjerë, të cilëve u jemi tejet mirënjohës. As edhe njëherë të vetme nuk i ka thënë qytetarëve, e nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës, se sa është shifra e shpenzuar nga taksat e shqiptarëve për përballimin e Covid-19? Sa është numri i pajisjeve të siguruara me këto fonde, edhe ato me tendera sekretë korruptivë?”

Sipas tij, në asnjë vend të botës nuk ka “terr kaq të fortë informativ” mbi mënyrën se si po menaxhohet përhapja e koronavirusit.

“Në asnjë vend, si në Shqipërinë që qeveriset nga ju kasta hajdute e Rilindjes, nuk ka një terr kaq të fortë informativ, mbi mënyrën se si po menaxhohet përhapja e virusit Korona!!! E kur situata e dalë jashtë kontrollit, ulëret sa me gojën e pacientëve, të personelit mjekësor, por edhe të vetë ekspertëve, që i heshton me urdhëra politikë, ministrja e shëndetësisë, vazhdon të shpalosë pacipësinë olimpike, duke akuzuar opozitën pse ngre zërin në mbrojtje të sigurisë shëndetësore të qytetarëve e personelit shëndetësor, apo pse denoncon dështimin e saj e të qeverisë ku bën pjesë! Opozita ka fjalën zonja ministre, ti ke punën, e vjedhja apo fshehja e realitetit nuk është punë, të paktën jo në shërbim të qytetarëve!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *