Ish nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka folur në studion e lajmeve të Vizion Plus për situatën që po kalon Partia Demokratike dhe për protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 8 janar.

 

Sipas Spahos, ajo që ndodhi ditën e shtunë është një nga krimet më të mëdha të Bashës në aleancë me Ramën.

 

“Ata të cilët e kanë mbështetur Bashën nga vitit 2013 deri më sot e që pretendonte të ishtë drejtuesi i tyre, i vuri përpara me dhunë të ashpër me mercenarë, me njerëz të blerë, më shkopa bejsbolli, me policinë duke plagosur 14 vetë me qindra vetë të asfiksuar”, tha Spaho.

 

Ai theksoi se “u vërtetua që Basha me Ramën janë në një aleancë tashmë fare të dukshme e cila ka filluar që nga viti 2017”. Spaho foli edhe për rikthimin në parlament në 17 janar ndërsa nënvizoi se gjithçka do të jetë në përputhje me objektivat që ka dhënë Kuvendi.

 

“Gjithçka do të jetë në përputhje me objektivat që na ka dhënë Kuvendi, që të rithemelojmë PD, të jetë e fortë, e bashkuar që të krijojmë një opozitë të vërtetë për të rrëzuar Ramën. Sjellja në Kuvend do të jetë në funksion të këtyre principeve”, u shpreh Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *