Papa Françesku reagoi i shqetësuar për situatën e krijuar në Afganistan.

 

Ai bëri thirrje që të marrë fund përdorimi i armëve dhe shtoi se gjithçka duhet zgjidhur duke u ulur në tryezë për të diskutuar.

 

Sipas tij, vetëm kështu mund të garantohet paqja për popullin.

 

“Ndaj shqetësimin tim për situatën në Afganistan. Lutem që zhurma e armëve të pushojë dhe që zgjidhjet të gjenden në tryezën e bisedimeve. Vetëm në këtë mënyrë, burra e gra, të moshuar e fëmijë do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë në paqe dhe siguri, me respekt të plotë reciprok.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *