Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu ka folur për situatën ekonomike në vend dhe masat që ka marrë qeveria.

 

Në një lidhje në Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Shehu theksoi se qeveria duhet të kishte bërë urgjent rishikimin e buxhetit. Sipas tij, ato masa që janë njoftuar nga kryeministri janë të parashikuara në buxhetin e vitit 2022.

 

“Qeveria masën e parë duhet të kishte bërë është rishkimi i buxhetit. Ato që janë njoftur nga kryeministri janë masa të parashikuara në buxhetin e vitit 2022. Duhet bërë urgjent rishikimi i buxhetit, duhet bërë mënjanimi i projekteve të panevojshme. Buxheti i Kuvendit 2.8 milionë euro janë investime per zyra, kondicionerë e të tjera”, tha Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *