Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive mbi fshatin Vërnik në Kapshticë në pyllin me pisha ndërsa flakët kanë përparuar në anën tjetër të kufirit me Greqinë.
Një natë më parë flakët morën përmasa të frikshme duke rrezikuar edhe banesat pranë zonën kufitare.
Lexo edhe :
Related Posts
Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës edhe pse po punojnë më shumë se 60 forca të Devollit, Korçës e Maliqit.
Vatrat në kufi me Greqinë janë në dy drejtime duke vështirësuar së tepërmi punën me mjete rrethanore ndaj pritet ndërhyrja nga ajri nga autoritetet greke.
Ndërkohë edhe në Luginën e Shkopetit flakët që u aktivizuan që pasditen e të shtunës vijuan duke shkaktuar deme te konsiderueshme.
Ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkive Kurbin e Mat, ato të forcave të armatosura, dhe të shërbimit pyjor luftuan me flakët për ta vënë nën kontroll zjarrin pavarësisht terrenit të vështirë.
Ndërkohë nën pushtetin e flakëve vijon të jetë edhe parku Kombëtar “Lurë Mali-Dejës”. Prej dy javësh zjarri ka djegur dhjetra hektar pyje me pishë të zezë dhe ahu në këtë zonë./vizionplus.tv






