Qindra raketa janë hedhur nga forcat e Qeverisë siriane në zonat e kontrolluara nga rebelët, që gjenden në afërsi të territorit të okupuar nga Izraeli në Lartësitë Golan.

 

Ofansiva e sotme vjen pasi forcat qeveritare siriane kanë rimarrë nën kontroll shumicën e territorit në provincën Daraa. Në këtë provincë, sot kanë nisur largimin luftëtarët e armatosur dhe familjet e tyre, të cilët do të dërgohen në Idlib, territor i kontrolluar nga rebelët.

 

Marrëveshje të ngjajshme për evakuimin e rebelëve janë bërë edhe në të kalurën, por Kombet e Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut thonë se evakuimet nuk po bëhen me dëshirë, por civilët dhe rebelët po detyrohen të largohen nga territoret që kanë pasur nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *