Sipërmarrësi Ervin Resuli deklaroi në emisionin “Quo Vadis” se biznesmenët shqiptarë po investojnë gjithnjë e më shumë në Maqedoninë e Veriut.

 

“Ne jemi në një situatë të tillë ekonomike që investitorët tanë po shfrytëzojnë rajonin për zonat e lira ekonomike dhe po investojnë. Kam informacione që shumë biznese të mëdha në Shqipëri kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut dhe po investiojnë. Ne mirë që nuk po thithim investitorë të huaj, por po largojmë edhe ata që kemi.”

 

Ndërsa fliste për kushtet e vështira në të cilat punojnë sot fermerët, Resuli vuri në dukje se nafta në Maqedoninë e Veriut nuk e kalon çmimin 85 lekë për litër, ndërsa Shqipëria e ka gati dyfish.

 

“Ne nuk kemi politika afatgjata. Paketa është publikuar para dy javësh me intensitet të paparë, shkoi u mbyll në komision. Edhe grupet e interesit nuk kanë ndikim. Blegtoria gjendet në një krizë shumë të madhe. Që nga periudha pas shkurit, kemi dyfishim të plehrave kimike. Rritja e lëndëve të para për ushqimin e blegtorisë, rritja e karburantit, dyfshimi i çmimit të gazit, shtimi i akcizës, çmimi i naftës është rritur. Fermerët e ndezin traktorin me 190 lek/ litër, është vrastare të gërrmosh tokën me 190 lekë. Maqedonia e Veriut nuk e kalon 85 lek çmimin e naftës për litër. Sot në tryezën e Ministrës së Financave dhe atë të Bujqësisë u dorëzua vetëm një kërkesë imediate, i është dorëzuar gjithë materiali se si mbështetet Kosova dhe rajoni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *