Subscribe

Nëse më parë shumë turistë të huaj apo shqiptarë që vizitonin malin e Dajtit nuk kishin shenja dalluese në rrugë në mënyrë që të orientoheshin, një projekt i mundësuar nga ambasada çeke ka markuar 100 kilometra në këtë mal. Rrugët tashmë kanë sinjalistikë se ku duhet të shkojnë turistët, cilat janë zonat e rrezikshme për ta dhe si mund të kthehen mbrapa. Shenjat dalluese në shtigje nuk mungojnë vetëm në malin më të afërt me kryeqytetin, por në të gjithë Shqipërinë. Ministrja e Zhvillimit Rajonal të Çekisë i ka dhënë një leksion autoriteteve shqiptare.

“Turizmi si sektor në Shqipëri ka potencial dhe jeni ju që duhet ta bëni të mundur këtë. Më falni por unë nuk do të bëj falënderime, por dua t;iu them që ky është vetëm një fillim. Plotësoni me sinjalistikë të gjithë rrugët e Shqipërisë. Ta bëni këtë për shqiptarët dhe të huajt. Mos u ndalin këtu me këto 100 kilometra që shtruam ne, por vazhdoni më tej. Keni mundësi që të rritni ekonominë e vendit nga turizmi dhe nëse investoni në këtë drejtim unë ju garantoj që njerëzit do të vijnë e do të rikthehen, e kjo është ajo që ju duhet”.

Karla Slechtova shoqërohej nga ministrja e zhvillimit ekonomik Milva Ekonomi, e cila i ka bërë një guidë në disa zona turistike të vendit tonë. Ekonomi tha se këtë vit Shqipëria pret një rritje të numrit të turistëve dhe të punësimit në këtë sektor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *