Sinjalistika rrugore vijon të mbetet një problem në qarkun e Elbasanit dhe kryesisht në aksin Elbasan –Librazhd.

Vetëm një ditë më parë një 12 vjeçar ,teksa ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë u përplas nga një mjet duke përfunduar në gjëndje të rëndë në spital.

Edhe pse përgjatë këtij aksi ndodhet shkolla e fshatit Mengël në asnjë pjesë të rrugës nuk ka tabela treguese të këtij institucione.

Ajo që mbetet edhe më alarmante është mungesa e vijave të bardha.

Banorët shprehen së kjo rrugë është kthyer në një burim aksidentesh dhe sa herë që duhet të kalojnë mbi të kanë frikë se mund të jetë fatale.

Madje njëri prej tyre tregon se më shumë se një herë ka rastisur në vend aksidente.

Pothuajse në të gjithë aksin mungojnë barierat mbrojtëse dhe mbikalimet.

Frika duket qartë edhe në sytë e të rinjëve të cilët janë të detyruar ta bëjnë këtë rrugë çdo ditë,ata shprehen  se problem më I madh është natën ku mungon tërësisht ndriçimi.

Edhe pse aksi Elbasan –Librazhd vijonë të mbetet një ndër më të rrezikshmit dhe të pasigurtit në qarkun e Elbasani ende deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje për të ndryshuar diçka dhe për të siguruar jetët e banorëve të cilët janë të rrezikuara nga çdo hap që hedhin mbi asfalt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *