Subscribe

Fillimi i vitit duket se ka shënuar sinjale pozitive të gjallërimit ekonomik edhe pse në një situatë pandemie si dhe pas një viti rraskapitës për ekonomisë, siç ishte 2020. Këtë tregojnë shifrat zyrtare të ministrisë së financave, të cilat rezultojnë me rritje jo vetëm në raport me planin por edhe me një vit më parë. Për periudhën janar- mars 2021 janë mbledhur në total 108 mld lekë ose 101 % të planit tre mujorë, ose 4.4 mld lekë më shumë se 2020.  

 

Në të ardhurat tatimore dhe doganore zërin kryesor e zë tatimi mbi vlerën e shtuar, tatim fitimi, akciza dhe renta minerare, këto  shifra tregojnë për një kthesë të situatës ekonomike të gjunjëzuar nga Covid19 gjatë 2020-ës.

Ndërkohë shpenzimet e përgjithshme kapën shifrën e 115 miliard lekëve, ose 96% të planit. Krahasuar me një vit më parë shpenzimet publike janë rritur me  8.8 miliardë lekë më shumë.

 

Edhe pse fillim viti, shpenzimet kapitale, pra ato për investime publike janë realizuar me 98 %. Qeveria ka nisur një sërë projektesh strategjike në infrastrukturë, që përkojnë edhe me fushatën elektorale. Ndërkaq niveli I deficitit arriti në  tremujorin e parë në 7 mld lekë. Sipas shifrave zyrtare, ekonomia doli nga recesioni në 3 mujorin e fundit të 2020, ndërsa qeveria parashikon se këtë vit ekonomia do të rritet me 5%.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *