Subscribe

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë bëri me dije në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast me virusin e hepatitit te fëmijët.

 

“Për sa i përket këtij hepatitit ne e kemi marrë njoftimin ka rreth 3 javë nga OBSH dhe ky njoftim është komunikuar me të gjitha strukturat. Nuk kemi të dhëna në vendin tonë, rastet më të mëdha janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA aty dhe ku doli për herë të parë virusi. Është një situatë që po monitorohet në botë. Deri tani nuk vërejmë asnjë rritje për momentinm, asnjë shenjë shqetësuese. ISHP është në gjendje të bëjë identifikimin e adenovirusit”, tha Bino.

 

Ajo shtoi se nga tre milionë doza vaksina që kanë ardhur, janë përdorur 87% e tyre.

 

“Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 mln doza vaksina dhe 87% e tyre janë përdorur. Pra Shqipëria ka një nivel të lartë të vaksinave ndaj Covid. Vaksina më e përdorur është phizer, e ndjekur nga coronavax dhe pastaj Astrazeneca. Kemi 50 % të mbulesës me një dozë, për të gjithë popullatën 12 vjec e lart dhe mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën mbi 16 vjec e lart. Gjysma e popullatës është vakzinuar me vaksinën kundër Covid.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *