Momente tmerri për kalimtarët që u gjendën në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të shtune, ku u regjistrua një aksident i rëndë rrugor.

 

Shoferja 47-vjeçare doli nga rruga me mjetin e saj dhe përfundoi në stacionin e autobusit, ku përplasi dy këmbësore.

 

Shoqja e njërës prej të aksidentuarave ulërt mes lotësh për ndihmë, kur sheh vajzën e shtrirë përtokë.

 

“Po vdes! Sillni ujë, lajmëroni ambulancën”, shprehet ajo. Qytetarët aty pranë e këshillojnë që të mos e lëvizë të plagosurën, derisa të vijnë mjekët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *