Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi takoi këtë të mërkurë banorët në Laprakë, për të cilët tha se jetojnë me kushte si në mesjetë. Ata i thanë drejtueses politike të PD në këtë zonë se janë lënë në harresë, pa asnjë investim për rrugët, për shkollën, për punësimin, megjithëse janë taksapagues të rregullt.

Ajo u shpreh se qeveria nuk ka krijuar kushtet minimale të jetesës dhe se Shqipëria gjatë këtyre tetë viteve nuk ka bërë asnjë hap përpara.

“Edi Rama ju konsideron si qytetarë të dorës së dytë, sikur nuk ekzistoni. Ju kanë braktisur ju, fëmijët. Duket sikur jetoni në xhungël. 8 vite pa bërë asnjë hap përpara. Jemi 8 vite në vendnumëro, të fundit në çdo gjë. E kanë mendjen vetëm tek lejet e ndërtimit, që të pastrojnë paratë e pista, prandaj nuk sjellin këtu snjë shërbim. Kjo është një qeveri e papërgjegjshme dhe një kryeministër i papërgjegjshëm”, u shpreh Albana Voksh.

Ajo iu bëri thirrje banorëve që më 25 prill të marrin në dorë fatet e tyre.

“E keni në dorë të keni një qeverisje të përgjegjshme. Ka ardhur koha për të ndryshuar një herë e mirë. Nuk mund të mbajmë më një qeveri që mendon vetëm për vete dhe oligarkët e saj, ndërkohë që qytetarët vetëm varfërohen çdo ditë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *