Teksa tregjet e energjisë janë përfshirë në një krizë çmimesh, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, drejtori I sekretarit të energjisë Artur Lorkowski mbërriti në tiranë për një vizitë zyrtare për  të vënë theksin tek masat që duhen të ndërmerren.

 

Sipas zyrtarit europian, qeveria shqiptare duhet që brenda vitit të plotësojë detyrimin për të siguruar rezervat e nevojshme me naftë, për garantuar furnizimin e qytetarëve.

 

Referuar situatës në Shqipëri dhe në rajon, parë edhe në kontekstin e luftës Rusi –Ukrainë, është e rëndësishme që të implementohet detyrimi për sigurimin e rezervës së naftës. Ky nuk është vetëm një detyrim i traktatit, por është edhe një avantazh për stabilitetin e nevojshëm të furnizimit me naftë për qytetarët.  

 

Zyrtari europian kërkoi vijimin e reformës në sektorin e energjisë, dhe ndërhyrjes sa më pak të qeverisë në treg, ku hapi I radhës duhet të jetë funksionimi I bursës së energjisë. Për këtë çështje ministrja balluku dha një afat të ri se kur do të ngrihet bursa në Shqipëri.

 

Dua të ndaj me ju lajmin se brenda tremujorit të fundit të vitit 2022 ne do të kemi gati bursën e energjisë elektrike, duke përmbushuar deryrimin për funksionimin e tregut të lirë.  

 

Liberalizimi I tregut të energjisë për bizneset që furnizohen me tension të mesëm dhe të lartë bën të nevojshme krijimin e bursës së energjisë, një detyrim që qeveria shqiptare e ka shtyrë disa herë si afat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *