Siguria botërore përballë sfidave aktuale në mbarë globin, ishte kryefjalë e Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Presidenti Frank-Ëalter Steinmeier ka kritikuar politikën sipas tij egoiste të SHBA-se, Rusisë dhe Kinës, vende të cilat po vënë në rrezik rendin botëror.

 

FRANK-WALTER STEINMEIER

 

PRESIDENT I GJERMANISE

 

“Interesat e Shteteve të Bashkuara po rrezikojnë vendet nga Evropa drejt Azisë. Secili vend po vendos interesat e tij mbi gjithë të tjerët. Prandaj Gjermania duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për të kontribuar më shumë në sigurinë evropiane. Po kthehemi sërish në dilemën klasike të sigurisë. Rusia aneksoi Krimenë pa respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe e e bëri dhunën ushtarake e ndryshimin e dhunshëm të kufijve në kontinentin europian mjet të politikës. Që pas kësaj, sundon pasiguria dhe paparashikueshmëria. Kina ndërkohë përmes fuqizimit të saj është bërë një aktor i rëndësishëm në institucionet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë ky vend e pranon të drejtën ndërkombëtare vetëm në mënyrë selektive, aty ku bie ndesh me interesat e veta”

 

Por në ditën e dytë të konferencës, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i hodhi poshtë akuzat e Steinmeier drejtuar SHBA-ve. Ai mbrojti rolin global të Presidentieti Trump, duke u zotuar se vlerat perëndimore po fitojnë, ndryshe nga Kina dhe Rusia.

 

MIKE POMPEO


SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

 

“Jam i lumtur të raportoj se vdekja e aleancës transatlantike është ekzagjeruar rëndë. Perëndimi po fiton, dhe ne po fitojmë së bashku. Ëashingtoni po luan një rol kryesor për sigurinë në Europë, duke përforcuar krahun lindor në kufirin me Rusinë, dhe ka udhëhequr një përpjekje shumëkombëshe për të mposhtur shtetin islamik. A është kjo një Amerikë që hedh poshtë bashkësinë ndërkombëtare? Perëndimi i lirë ka një të ardhme më të ndritshme. Shtetet e Bashkuara – përmes Korporatës sonë Ndërkombëtare të Financave për Zhvillim dhe me mbështetjen e Kongresit Amerikan – synojnë të sigurojnë deri në 1 miliard dollarë në financim për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.”

 

Ndërkohë Shefi I NATOS, Jens Stoltenberg, tha se siguria e njerëzimit në mbarë botë, duhet të jetë thelbësore.

 

 

 

JENS STOLFENBERG
SHEFI I NATOS

“SHBA po investon më shumë në sigurinë evropiane. Me më shumë trupa, stërvitje dhe infrastrukturë.  Por Evropa dhe Amerika e Veriut duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku përballë rritjes së konkurrencës global, ekonomikisht, ushtarakisht, teknologjikisht.

Debati për cështjet e sigurisë globale pritet të vijojë mes vendeve pjesëmarrëse në konferencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *