Ka mënyra të ndryshme për të krijuar një stil shik dhe modern për festa. Kur organizoni dreka apo darka nevojitet gjithmonë t’i kushtoni shumë vëmendje stilin dhe në mënyrë te veçantë gjatë festave. Kështu që po ju tregojmë disa mënyra për të kombinuar setet e tavolinës me mbulesat në mënyrë unike dhe të sofistikuar.

1- Setet dhe mbulesa e tavolinës për festa në stilin vintage

Nuk është aspak keq të shtroni tavolinën për festa duke ndjekur stilin country-vintage. Në këtë rast është mirë të keni sete enësh shumë të dekoruara dhe mundësisht me ngjyra. Nuancat që mund të zgjidhni janë kryesisht e kuqja dhe jeshilja. Për t’i dhënë tavolinës një pamje perfekte synoni për një mbulesë tavoline në ngjyrë bezhe e karakterizuar nga detaje apo stampa kuadrate në ngjyrë të kuqe.

2- Tavolinë për festa elegante

Nuk ka asgjë më të mirë se një tavolinë festive në stilin elegant dhe të sofistikuar dhe nëse dëshironi këtë efekt është mire të synoni për ngjyrën e artë. Synoni të miksoni ngjyrën e artë me një sfond të bardhë. Zgjidhni setet e pjatave të bardha dhe pjesën tjetër në ngjyrë të artë me një mbulesë tavoline e cila në anë të ketë ngjyrë të artë dhe pjesa tjetër e bardhë.

3- Tavolina e festave në ngjyrën gri dhe të bardhë

Të shtroni tavolinën për festa në mënyrë minimaliste mjafton të zgjidhni ngjyrat e duhura. Në këtë rast ngjyra e bardhë është dominuese dhe për ti dhënë më shumë bukuri preferoni një shkëlqim të argjend. Zgjidhni setet e porcelanit të rrumbullakta por pa dekor dhe preferoni pjesën tjetër të setit në ngjyrë të argjend ndërsa mbulesa duhet të jetë një miksim midis këtyre dy ngjyrave.

4- Tavolina festive në stilin romantik

Si mendoni për një tavolinë festive në stilin romantik? Në këtë rast është mirë të synoni për setin e porcelanit klasik me anë të dekoruara mundësisht me një pamje barok. Mbulesa e tavolinës në këtë rast duhet të ketë dekor të bërë me dorë duke zgjedhur një model klasik. Një zbukurim në qendër të tavolinës plot lule në ngjyra pastel dhe një seri qirinjsh të bardhë do të kompletojë tavolinën tuaj festive.

5- Tavolina festive në stilin tradicional

Një tjetër ide e bukur është të kombinoni setin e porcelaneve me mbulesën në stilin tradicional. Ngjyra e bardhë me të kuqe janë kombinimi perfekt. Në këtë rast sugjerohet që ngjyra e bardhë të jetë dominuese./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *