Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 December 2025
Vizion fokus

Debat në studio/ Muharremi: Shpresoj të zbardhet 21 janari....

Deputeti socialist akuza opozitës: Keni fyer emigrantët dhe çamët,...

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Kaziaj: Ishte...

Orban: Donald Trump ka një vizion të qartë për...

Planin i paqes, Zelensky: Ekziston mundësia e një referendumi...

Begaj uron Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK:...

EMRAT/ Operacioni “PROVAT”, gjenden arsenal armësh në banesat e...

Polonia do të nisë ndërtimin e centralit të saj...

I dënuar për grabitje me armë, arrestohet pas tre...

Presidenti Trump planifikon të emërojë gjeneralin amerikan në krye...

Si të ktheheni pa stres në punë pas pushimeve

26 Gusht 17:55

Pavarësisht sa zhytje keni bërë në det, sado perëndime relaksuese të diellit që keni parë, sado vakte që keni shijuar buzë detit, këto eksperienca mund të largohen në pak sekonda nëse stresi i punës ju pushton pas kthimit.

Për shkak se shumica e punëve tani janë stresuese, me njoftime fjalë për fjalë pa ndërprerje, periudhat e pushimit dhe rikuperimi janë thelbësore.

Një profesor i Psikologjisë Organizative dhe Shëndetit, në Universitetin e Mançesterit, në një artikull në The Conversation, rekomandon ndjekjen e strategjive të tij për të ruajtur disa nga përfitimet e pushimeve nga puna dhe për të shmangur kurthin e stresit pas pushimeve.

Rilidhuni me kolegët tuaj

Me të hyrë në zyrë, shfrytëzoni minutat e para për t’u rilidhur në shoqëri me kolegët tuaj duke ndarë përvojat tuaja të pushimeve.

Puna mund të sigurojë marrëdhënie pozitive dhe kuptimplota, ndaj lidhja sociale është thelbësore

Kontrolloni ngarkesën e punës

Mos iu përgjigjni emaileve tuaja menjëherë. Vëllimi i madh do të shkaktojë një reagim të menjëhershëm stresi dhe dëshira juaj për të lexuar të gjitha emailet tuaja ditën e parë jo vetëm që do t’ju pushtojë dhe do t’ju lodhë, por gjithashtu mund të çojë në përgjigje problematike për të cilat mund të pendoheni më vonë.

Pra, lexoni të gjitha emailet tuaja me një ritëm të qetë, shënoni dhe përgjigjuni vetëm atyre urgjente dhe lërini pjesën tjetër për një ditë tjetër.

Bëni pushime të shkurtra

Sigurohuni që të bëni një pushim për kafe ose çaj dhe një drekë çdo ditë gjatë javës së parë të kthimit. Marrja e pushimeve jashtë, si në një park, është veçanërisht e dobishme.

Shkoni në shtëpi në kohë dhe shmangni orët shtesë

Kur të ktheheni në shtëpi, vazhdoni të lëvizni duke bërë disa ushtrime ose shijoni një vakt jashtë me familjen ose miqtë. Lëreni atmosferën e festave të transferohet në ambientin tuaj të shtëpisë.

Mos organizoni takime të shumta

Shmangni të bini në grackën e takimeve të shumta për t’u treguar të tjerëve se jeni kthyer dhe vigjilent, sepse shpejt do të digjeni.

Jini të durueshëm me kolegët tuaj

Mundohuni të tregoheni tolerantë dhe të dëgjoni ‘protestat’ e kolegëve tuaj, të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme mund t’jua përcjellin ankthin tek ju, ndërkohë që jeni më të relaksuar.

Vendosni qëllime realiste

Shmangni caktimin e afateve të pamundura për punën tuaj ose bërjen e takimeve të panevojshme dhe me mirësjellje thuajini jo gjërave që nuk do të arrini në javën e parë të kthimit.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
pune pushime Stres Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Barbunjat, 5 arsye pse duhet t’i konsumoni shpesh këtë periudhë

më shumë...

Sëmundja e Alzheimerit, pjesa e trupit që paralajmëron për rrezik

më shumë...

Uji në shishe, rreziqet që nuk i dini

më shumë...

Largoni njollat e tiganëve duke përdorur këtë truk në kuzhinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Berisha bllokon foltoren, nuk lejon deputeten e tij të flasë
  • U zgjodh në krye të SPAK, cilat janë dosjet “e zjarrta” që k...
  • Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka
  • Në çfarë ore duhet të hash darkë në dimër për të qëndruar në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.