Deputeti i opozitës, Selami Jenisheri tërhoqi vëmendje me deklaratat dhe gafat e tij në seancën plenare të kësaj të enjteje. Teksa fliste për pensionet e ulëta, ai gaboi kur bëri mbledhjen. Sipas kreut të Partisë së Pensionistëve, një të moshuari i duhen “800 mijë lekë” për të bërë rrugën vajtje-ardhje me urban.

 

“Tek ky akt normativ i thoni shqiptarëve që duhet të paguajnë deri më datën 30 qershor keni afat, ku t’i marrë lekët ky që ka kaluar pandeminë, përmbytjet, tërmetin, ku t’i marrë lekët. Se ky në familje ka pensionistin që merr 30 mijë lekë pension. Dhe ky fëmija e tij, që ka një biznes duhet të paguajë taksat ku mbi shpatullat e tij vepron përmbytja, tërmeti, pandemia e me radhë. Ku i thua një qytetari të Tiranës, një pensionisti që duhet të pagujë 4 qind lekë të vjetra kur të hypë në urban dhe 4 qind lek të tjera kur të kthehet, bën 8 qind mijë lekë dhe ai merr pension 30 mijë lekë. A e kuptoni se çfarë hallesh ka ky popull?”, tha ai.

 

Selami Jenisheri u mburr se ka mundësuar një marrëveshje me një delegacion të huaj që do t’i sigurojë vendit miliarda lekë.

 

“Si nuk ka ardhur njeri që të thotë ‘Selami Jenisheri bravo të qoftë’ që ke bërë të mundur që të vijë kjo organizatë humanitare ndërkombëtare, e Kombeve të Bashkuara që të na sjellë ndihmë. Duhet vetëm një firmë që në nëntor. Kryeministri, Ministria e Financave dhe e Jashtme nuk e firmosin. I them ministers Olta Xhaçka, firmose moj Xhaçka, firmose moj burrneshë që t’i vijnë shqiptarëve këta miliarda lekë të vjetra, janë rreth 170 milionë lekë, ka ardhur 2 herë delagacioni.”

 

Pak ditë më parë, bëri “bujë” një tjetër deklaratë e Jenisherit, kur u shpreh se ai ka bërë Shqipërisë pjesë të OKB-së.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *