Ylli 56-vjeçar amerikan, Brad Pitt është fotografuar duke shkarkuar nga një kamion pako me ushqime për njerëzit në nevojë. Pitt mbërriti në një lagje në Los Anxhelos, i veshur thjeshtë dhe i shkujdesur, duke drejtuar një kamion. Njerëzit u rreshtuan për të marrë ushqim, ndërsa aktori shpërndau pako për orë të tëra.

 

“Ai ishte plotësisht i përkushtuar dhe nuk e bëri gjithë këtë për vëmendje. Ai qëndroi atje për rreth 3-4 orë, bëri pushim vetëm për të pirë cigare. Në një moment, ai nxori nga kamioni një altoparlant, e lidhi me iPhone dhe vuri muzikë”, thanë qytetarët.

 

Në fakt, megjithëse i dorëzoi vetë kutitë, shumë nuk e njohën, për shkak të maskës që mbante për t’u mbrojtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *