Mediat ndërkombëtare kanë publikuar momentin kur policia londineze qëlloi për vdekje një person ende të paidentifikuar në mes të qytetit. Policia e ndërmori aksionin pas sulmit që bëri ai me thikë ndaj disa personave, duke i lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa autoritetet londineze dyshojnë se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

 

‘Ne besojmë se ka dy viktima të plagosur. Ne presim të na japin detaje për gjendjen e tyre shëndetësore”, tha policia.

 

Incidenti vjen vetëm tre muaj pas sulmit në Urën e Londrës, ku Usman Khan u qëllua për vdekje nga policia, pasi ai vrau dy persona dhe plagosi tre të tjerë ndërsa mbante veshur një jelek me ekploziv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *