Subscribe

Nga ky muaj pritet që të nisin arkëtimet e para të penalitetve që qyetarët kanë marrë për mosrespektim të masave anti-COVID. Kjo është një nga faturat ku është reflektuar gjoba prej 3 mijë lekësh, për individin i cili është gjobitur nga policia. Elton Sevrani, administrator i Furnizuesit Shtetëror Universal, pjesë e OSHEE Grup, sqaroi në emisonin E-ZONE se si po kryhet ky proces.

“Çdo individ që ka marrë një gjobë që i korrespondon një kontrate energjie është lehtësisht e verifikueshme dhe përfshihet në faturën e energjisë. Çdo person që ka një penalitet, por nuk ka kontratë në emrin e tij, gjoba kthehet mbrapsht tek policia”, sqaron Sevrani për “Vizion Plus”.

Deri më tani janë me mijëra gjoba të cilat nuk korrespodojnë me të dhëna të sakta dhe nuk kanë kontratë energjie, të cilat praktikisht janë të pazbatueshme.

Mund t’ju them se janë 2.400 gjoba që nuk kanë të dhëna të sakta, ndërsa rreth 19 mijë të tjera janë penalitete në individë që nuk kanë kontratë energjie. Pra në total, 23 mijë gjoba nuk janë të arkëtueshme. Ndërsa të gjitha të tjerat po administrohen nga kompania për t’u reflektuar në faturë.

Policia thotë se ka vënë në total rreth 60 mijë penalitete. Ndërsa kohët e fundit janë intensifikuar kontrollet dhe gjobat, pasi individët po tregohen indiferentë në zbatimin e masave anti-COVID.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *