Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha ka tërhequr vëmendjen për shkak të një lapsusi të bërë dje në Facebook-un e tij, lapsus që shkaktoi reagime. Në një nga postimet e tij, Berisha, shprehet se shumica e shqiptarëve në 25 prill do të votojnë Partinë Socialiste.

“Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin”, shkruan Berisha.

Ky gabim nuk i ka shpëtuar kryeministrit Edi Rama, i cili e ka shpërndarë në llogarinë e tij të “Instagram”, duke ironizuar.

“Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku”, nënvizoi Rama krahas fotos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *