Gjithçka nisi në avionin e tyre privat, pjesa e brendshme e të cilit ishte zbukuruar me tullumbace për të pritur djalin e ditëlindjes.

 

 

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka vendosur të surprizojë bashkëshortin e saj në një mënyrë shumë orgjinale.

 

 

Më pas surprizat kanë vazhduar pasi ambienti i shtëpisë ku çifti është akomoduar gjithashtu ka qenë i dekoruar bukur me tullumbace dhe detaje që i identifikojnë ata. ‘Ashtu siç ty të pëlqen të qëndrosh, i qetë me televizor dhe Youtube’- ka shkruar Emina bashkangjitur fotos së detajeve të surprizës.

 

 

Festa ka vijuar me një darkë ku çifti ka kaluar disa momente së bashku larg angazhimeve të përditshme dhe vajzave të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *