Subscribe

Pasi shikoi nga afër dëmet e shkaktuara në Lezhë nga përmbytjet, kryeministri Edi Rama vizitoi edhe Obotin, një zonë historikisht problematike nga përmbytjet.

 

I pranishëm ishte edhe ministri i ri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se në terren ndodhen forcat e ushtrisë në gatishmëri në rast se situata precipiton më tej.

 

“Më shqetëson fakti që sot dhe gjatë natës do të ketë reshje shumë intensive. Pjesën tjetër do ta menxhojmë. E rëndësishme është që nuk ka banesa e bagëti të dëmtuara. Aty ku do të kemi bllokime, do të fusim ekstra sforco me ushtri e mjete lundrimi, për të siguruar që askush të mos ketë probleme, si dhe t’iu shkojë të gjithëve në banesë ndihma. 24 orët që kemi përpara janë më kritiket, pastaj mund të përmirësohet situata.”

 

Deri më tani, sipas kryeministrit situata është e menaxhueshme dhe nuk ka shtëpi të dëmtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *