Artistët në vendin tonë kanë vështirësi të ndryshme në lidhje me ekspozimin e punëve të tyre të artit pamor.

 

Për të folur më shumë rreth këtyre vështirësive të artistëve ka folur në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus dekani i fakultetit të Arteve të Bukura Ardian Isufi, i cili e cilëson të zbehtë situatën në të cilën gjendet arti pamor në vendin tonë.

 

“Unë shpesh e kam thënë jo vetëm si artist por dhe si një person i thjesht, që merret me çështjet e artit dhe të kulturës. Galeria kombëtare ka hyrë në një monolog dhe ky është keqkuptimi më i madh monologu flet me veten flet me muret e saj por jo me publikun.”

 

Gjithashtu në fjalën e tij dekani Isufi ka theksuar faktin e mungesës së buxheteve të cilat mund të vijnë në ndihmë të zhvillimit të artit pamor dhe arteve të bukura duke i bërë të pamundura kushtet për të prezantuar një punë të mirë artistike të të apasionuarve.

 

Ndër të tjera ai ka veçuar galerinë FAB në universitetin e Arteve, e cila duket se këtë vjeshtë do të presë shumë ekspozita.

 

“Galeria FAB sot nuk është thjesht galeri por qëndër arti, e cila jo vetëm shfaq shfaqje arti por është gjithashtu qëndër komunikimi dhe dialogu, ashtu siç po orientohen sot hapësirat e artit bashkëkohor në këtë kontekst po bëjmë punën tonë me buxhete minimale dhe alternative duke dashur të pasurojmë arkivitetin artistik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *