Ka vijuar edhe këtë te diele largimi i disa prej banoreve, shtëpitë e te cilëve preken nga ndërtimi i unazës se madhe te Tiranës.

 

Ne mënyrë vullnetare, banoret kane nisur te mbyllim kryesisht aktivitetet e tyre qe shtrihen përgjatë kësaj zone. Ne këtë mënyrë qytetaret janë ndërgjegjësuar dhe kane vendosur te bashkëpunojnë me bashkinë e Tiranës, duke zhvendosur mobiliet dhe materialet elektroshtepiake.

 

Paralelisht me këtë proces ndërmarrjet e bashkisë kane vijuar punën për çmontimin dhe zhvendosjen e te gjitha shtyllave dhe pemëve qe gjenden ne këtë aks rrugor.

 

Puna me e madhe është kryer gjate orëve te natës, me qellim për te mos bllokuar qarkullimin normal te automjeteve gjate ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *