Këshilli i Lartë Gjyqësor  këtgë të hënë ka caktuar gjyqtarin e tretë në trupën gjykuese të dosjes së grupit të Emiljano Shullazit.

 

Gjyqtarja që do të ndjekë çështjen do të jetë Valdete Hoxha, gjyqtare pranë Apelit të Krimeve të Rënda.

 

Ndërkohë kujtojmë se procesi ishte zvarritur për disa seanca, pasi nuk plotësohej trupa për shkak të largimit të gjyqtares Saida Dollani. Gjithashtu gjyqtari Nure Dreni u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin, ndërkohë më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.

 

Ndërsa në seancën e fundit Blerim Shullazi ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *